Eliminatoret e EURO 2022 / Kombëtarja e femrave thyhet në Skoci

Eliminatoret e EURO 2022 / Kombëtarja e femrave thyhet në Skoci

08:24, 24/10/2020

Kombëtarja e femrave në futboll është mundur sot me rezultatin 3-0 nga Skocia, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2022”, Grupi E.

Përfaqësuesja e vajzave shqiptare e nisi mirë ndeshjen përballë një kundërshtari mjaft të mirë e që është pretendent kryesor për t’u renditur në vendin e parë.

Gjithsesi, në minutën e 37-të kapitenia e ekipit skocez, Rachel Corsie zhbllokoi rezultatin, duke shënuar pas një goditje të saktë me kokë në zonë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendaset, ndërkohë që në pjesën e dytë kombëtarja kuqezi u përpoq të vinte në vështirësi skocezet, por pa rezultat.

Në minutën e 75-të do të vinte edhe goli i sigurisë për Skocinë, që shënon me anë të Weir. Goditja e saj në hyrje të zonës devijohet nga mbrojtëset shqiptare me topin që ndalet në rrjetë.

Ndërkohë në minutat shtesë Skocia shënon dhe një gol tjetër sërish me anë të Weir, e cila realizon penalltinë e akorduar nga gjyqtarja italiane Pirriatore. Me rezultatin 3-0 në favor të Skocisë mbyllet edhe krejt takimi.

Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e katërt të Grupit E me 3 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura, duke koleksionuar 1 fitore dhe 5 humbje, duke lënë pas vetëm Qipron me 0 pikë pas 4 ndeshjesh.

Në krye të grupit është Finlanda me 10 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura, e ndjekur nga Skocia me 9 pikë pas 3 ndeshjesh dhe në vendin e tretë Portugalia me 7 pikë në 3 ndeshje.

Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në këto eliminatore do të jenë ato ndaj Qipros (në fushën tonë më 27 nëntor 2020) dhe Portugalisë (më 1 dhjetor 2020 në transfertë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco