Soset durimi! Barcelona nxjerr në shitje super futbollistin, ja çmimi...

Soset durimi! Barcelona nxjerr në shitje super futbollistin, ja çmimi...

22:02, 23/10/2020

Antoine Griezmann nuk do të qëndrojë gjatë tek Barcelona.

Sulmuesi iu bashkua katalanasve nga Atletico Madrid në verën e vitit të kaluar si një transferim i madh, por francezi nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës në “Camp Nou”.

29-vjeçari nuk është përshtatur me tre trajnerë si Ernesto Valverde, Quique Setien dhe as tani me holandezin Ronald Koeman.

Drejtuesit e klubit kataluans janë lodhur duke pritur lojtarin të shpërthejë dhe po mendojnë që në janar ta nxjerrin në shitje.

Manchester United prej kohësh interesohet për lojtarin, por në garë për të është edhe skuadra franceze Paris Saint Germain.

Për momentin vetëm këto dy ekipe kanë shprehur interesim për ta pasur Griezmannin dhe mund të përballojnë pagën e lartë të tij. Barcelona është gati ta lejoj largimin e lojtarit nëse vije një ofertë mbi 85 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco