Duka-Rama, takim për futbollin/ Presidenti i FSHF-së zbulon çfarë i premtoi kryeministri

Duka-Rama, takim për futbollin/ Presidenti i FSHF-së zbulon çfarë i premtoi kryeministri

15:00, 23/10/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi sot një takim me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e kaosit që ka sjellë bojkoti i kampionatit.

Liga Profesioniste i ka paraqitur qeverisë 4 kërkesa dhe nuk pranon të nisë kampionatin deri në zgjidhjen e tyre.

Duka deklaron se ka marrë garanci nga kryeministri Rama se këto kërkesa do të zgjidhen dhe shpreson që të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që të ndërpritet bojkoti dhe të nisë sezoni i ri futbollistik.

“Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”, zbulon Duka.

“Futbolli duhet të luhet. Është i dëmshëm ndërprerja e tij edhe për vetë futbollistët. Duhet të luajmë një orë e më parë. Madje nuk duhet të ishte ndërprerë, por duhej arritur konsensus pa arritur në radikalizma. Uroj të ndodhë me ndonjë ndryshim, apo me ndonjë premtim legjislativ. Në një takim të fundit të Ligës me Ministrinë e Financave është premtuar që dy propozimet do shkojnë në qeveri.

Sot unë kam pasur një takim me kryeministrin dhe më ka premtuar që do të marrë në konsideratë propozimin tonë. Personalisht do doja të mos kishte pasur ndërprerja. Tani varet nëse presidentët e Ligës do të binden. Ligji i Sponsorizimit nuk është çështje numrash. Ai është një fond për sportin, që nuk është shumë. Sporti ka nevojë për akoma më shumë.

Absolutisht nuk do të isha dakord me propozimin e Ministrisë së Financave. Nuk prodhon para. Ka prodhuar zero për 25 vite dhe tani do prodhoje zero herë tre. Nuk mund ta marrim në konsideratë. Teorikisht prodhojnë të njëjtën shifër, por aktuali nuk është funksional. Normalisht kryeministri do të flasë me Ministrinë e Financave dhe vetë mund të dalin me ndonjë qëndrim”, deklaroi kreu i FSHF-së.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco