‘El Clasico’ e parë si trajner për Koeman: Jam mësuar me presion, do na mungojnë tifozët

‘El Clasico’ e parë si trajner për Koeman: Jam mësuar me presion, do na mungojnë tifozët

14:31, 23/10/2020

Ronald Koeman analizoi situatën te Barcelona para “El Clasicos”, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 16:00.

Për trajnerin holandez është hera e parë që do ta luajë përballjen më të ndjekur të futbollit spanjoll në pankinë, pasi dekada më parë ka patur rol protagonisti në fushën e blertë.

Fillimisht 57-vjeçari shprehu keqardhjen që Barcelona-Real Madrid do të luhet pa tifozë.

“Të gjitha ekipeve u mungojnë shumë tifozët. Është paksa e çuditshme të kesh një fushë kaq të madhe të zbrazët. Pak nga pak, duhet të mësohemi. Le të shpresojmë që së shpejti të kemi tifozët dhe të ndihmën e tyre”.

Si Barcelona ashtu dhe Reali vijnë në këtë “El Clasico” të parë të sezonit pas dështimit në La Liga.

“Los Blancos” u mposhtën nga Cadizi, ndërsa “Blaugranat” nga Getafe.

“Ka shumë presion para kësaj ndeshjeje dhe nuk varet nga takimi i mëparshëm, as për ne dhe as për Madridin. Ata ndoshta nuk kanë qenë në nivelin e tyre, veçanërisht në shtëpi, por nuk do të thotë se është një ekip që vjen me moral të ulët. Reali është një ekip me përvojë të madhe dhe mund ta fitojë përballjen. Nuk mendoj se do të kenë ndikim dy humbjet e fundit të Madridit”.

Nga lojtar, në trajner në “El Clasico”, Koeman është mësuar me presionin e kësaj ndeshjeje.

“Shpresoj që të mund të fle i qetë. Është ndryshe të jesh në stol. Kam qenë në këtë sport për shumë vite dhe mendoj se do të luajmë një sfidë të rëndësishme kundër rivalit tonë më të madh. Jam mësuar me këtë presion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco