Pique ‘ngre në qiell Messin: Meriton gjithçka, stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij

Pique ‘ngre në qiell Messin: Meriton gjithçka, stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij

11:12, 23/10/2020

Mes shumë temave, për të cilat Gerard Pique foli në intervistën e tij të gjerë me “La Vanguardia”, ishte edhe ajo që ndodhi me Leo Messin gjatë gushtit të kaluar, kur “ylli” argjentinas kërkoi largimin nga klubi.

Mbrojtësi veteran zbulon se ka patur kontakte të pakta me Leon gjatë asaj periudhë, që tronditi opinionin futbollistik.

“Nuk kam patur shumë kontakte ato ditë, sepse mendova se ishte një vendim personal. Mbaj mend një bisedë kur i thashë: Leo, është një vit, pastaj vijnë njerëz të rinj. Ai e kishte fituar autoritetin për të marrë një vendim edhe nëse mendonte se duhej të shkonte … Unë, nëse do të isha president, do të kisha vepruar ndryshe. Një lojtar i cili për 16 vjet ka dhënë kaq shumë … Jeni i detyruar të arrini një marrëveshje me të.

Messi meriton gjithçka. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas atë të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona, jo t’i diskreditojmë ato. Më bën nervoz. Më habit fakti që njerëz si Pep, Puyol, Xavi ose Valdes nuk janë në klub. Diçka nuk po shkon mirë.

Tani që Messi vendosi të qëndronte e shoh mirë, të motivuar dhe të lumtur. Leo është pasqyrimi i dhomës së zhveshjes, shembulli që duhet ndjekur. Nëse ai është mirë, reflekton qetësi tek i gjithë ekipi”, tha Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco