Pranuan të rinovonin dhe të ulin pagën, detaje nga vendimi i lojtarëve të Barçës

Pranuan të rinovonin dhe të ulin pagën, detaje nga vendimi i lojtarëve të Barçës

19:36, 22/10/2020

Pas fitores së Barcelonës kundër ekipit modest të Ferencvaros në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e të martës (5-1), katër lojtarë të skuadrës katalanase, të cilët janë Pique, Lenglet, Ter Stegen dhe De Jong, rinovuan kontratën.

Rinovim që absolutisht nuk e kanë pritur mirë në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, të cilët kishin nënshkruar një dokument për të protestuar kundër uljes së pagave të kërkuar nga Presidenti Josep Maria Bartomeu.

Për më tepër, media spanjolle “Sport” raporton këtë të enjte se Pique përveç zgjatjes së kontratës, ka rënë dakord me klubin të ulë me 50% pagën e tij. Ndërsa tre të tjerët, kanë pranuar një ulje page prej 30%.

Një veprim që i fut katër lojtarët në konflikt me pjesën tjetër të skuadrës, të cilët refuzojnë kategorikisht uljen e pagave. Një skuadër e ndarë në dysh, të cilës tashmë i duhet të bashkohet, në qoftë se dëshiron të marrë një rezultat pozitiv javën e ardhshme kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco