Barcelona 'ndez' sfidën: Messi është mbreti i 'El Clasicos'

Barcelona 'ndez' sfidën: Messi është mbreti i 'El Clasicos'

19:12, 22/10/2020

Të shtunën zhvillohet “El Clasico” e parë e këtij sezoni në La Liga.

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në La Liga. Dy skuadrat vijnë nga një start jo shumë i mirë në këto javë të para të kampionatit.

Reali numëron 10 pikë duke u pozicionuar në vendin e tretë, kurse Barca në vendin e 9-të me 7 pikë por ka zhvilluar dy ndeshje më pak. Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Lionel Messi do të jetë ylli i vetëm i ndeshjes që ka dhuruar spektakël sa herë që është luajtur.

“Mbreti i El Clasicos“, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale duke ia bashkëngjitur një fotografi të Messit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco