Kupa e Botës 'Katar 2022'/ Zbulohet data e hedhjes së shortit për kualifikueset europiane

Kupa e Botës 'Katar 2022'/ Zbulohet data e hedhjes së shortit për kualifikueset europiane

18:24, 22/10/2020

FIFA sapo ka zbuluar datën e hedhjes së shortit për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 për Europën.

Ceremonia do të mbahet më 7 dhjetor, në Zurich, Zvicër, duke filluar nga ora 18:00, në formë virtuale për shkak të pandemisë Covid-19.

Trembëdhjetë vendet janë në pritje. 10 kombet e para në renditjen e FIFA do të përcaktohen automatikisht. Do të ketë 5 grupe me nga 6 dhe 5 grupe me 5 në këto kualifikuese. Të parët e secilit grup do të kualifikohet direkt. Dhjetë nënkampionët, si dhe dy "fitues të grupeve të Ligës së Kombeve UEFA 2020-2021 që nuk janë kualifikuar për në Katar 2022 ose për play-off si nënkampionë të grupeve" , do të garojnë në play-off për tre vendet e mbetura.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco