E trishtë, ndërron jetë djaloshi të cilit ia dedikoi golin Kilyan Mbappe

E trishtë, ndërron jetë djaloshi të cilit ia dedikoi golin Kilyan Mbappe

17:43, 22/10/2020

Kylian Mbappe javën e kaluar ia dedikoi golin një djaloshi që ishte i sëmurë nga kanceri.

Image

Superylli francez kishte zhveshur fanelën, duke zbuluar një mbishkrim në mbështetje të Lucas, djaloshit që po vuante nga sëmundja e rëndë.

Ky ishte dedikimi i fundit që Mbappe mundi t'i bënte atij, pasi Lucasi sot ka ndërruar jetë.

Image

I mërzitur dhe dëshpëruar me këtë është ylli francez ka bërë një dedikim prekës për Lucasin e vogël që sot ka ndërruar jetë.

" Shumë e vështirë për të gjetur fjalët, por është e nevojshme t'i bëjmë homazhe këtij djali të mbushur me dashuri, simpati dhe mbi të gjitha guxim, i cili më mësoi aq shumë dhe me të cilin unë u lidha fortë", shkruante Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco