Kaos me koronavirus te Bayerni/ Një rast pozitiv, Gnabry rezulton negativ

Kaos me koronavirus te Bayerni/ Një rast pozitiv, Gnabry rezulton negativ

17:43, 22/10/2020

Alarm i koronavirusit te skuadra e Bayern Munich.

Pas Serge Gnabry, një tjetër rast pozitiv ka dalë te skuadra gjermane. Fizioterapisti Gianni Bianchi është infektuar me COVID-19, shkruan Bild.

Ende nuk dihet nëse Gnabry ka pasur kontakt me fizioterapistin, apo ky i fundit ka infektuar lojtarin gjerman. Çuditërisht, siç shkruan Bild, Gnabry në testin e fundit të kryer dje ka rezultuar negativ. Ai doli pozitiv vetëm dy ditë më herët.

Nëse Bianchi konfirmohet si pozitiv nga klubi, kjo mund të ketë një ndikim të madh në kampionët evropianë. Si fizioterapist, ai është shumë afër ekipit dhe i trajton lojtarët në kontakt të drejtpërdrejtë. Bianchi nuk ishte në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco