Cristiano Ronaldos i bëhet tamponi i dytë, ja përgjigja

Cristiano Ronaldos i bëhet tamponi i dytë, ja përgjigja

14:15, 22/10/2020

Cristiano Ronaldo është ende pozitiv përsa i përket infektimit të tij me COVID-19.

Ishte gazeta 'The Sun' që ka dhënë lajmin.

Me 13 tetor në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Suedisë erdhi dhe njoftimi i pozitivitetit të parë.

 "Ai është mirë dhe është asimptomatik" lexonte shënimi nga Federata Portugeze e Futbollit.

Për momentin CR7 është në izolim në rezidencën e tij në Torino, ku vazhdon të punojë.

Dje ai u tregua i qeshur dhe me një pamje të re në biçikletë, duke i dërguar një puthje Xhorxhinës së tij. 

Ajo që është e sigurt është që kampioni portugez do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Messit të planifikuar për të mërkurën e ardhshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco