Barcelona e nis mbarë Championsin, shkatërron Ferencvaros

Barcelona e nis mbarë Championsin, shkatërron Ferencvaros

22:52, 20/10/2020

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League

Katalanasit shkatërruan në “Camp Nou” 5-1 skuadrën hungareze të Ferencvaros.

Lionel Messi shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë ai në minutën e 27’. Ansu Fati doli në skenë duke dyfishuar avantazhin në minutën e 42’.

Në fillim të pjesës së dytë, Barcelona shënoi edhe golin e tretë, me anë të Philippe Coutinhos i cili finalizoi me një goditje të bukur aksionin e nisur nga Leo Messi.

Golin e vetëm për miqtë e realizoi Igor Kharatin në minutën e 70’, nga penalltia. Barcelona në minutën e 81′ çoi në 4-1 rezultatin me anë të Pedrit, para se Ousmane Dembele në minutën e 90′ të shënonte për 5-1.

Barcelona udhëton në Torino për t’u përballur me Juventusin.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së martë në Champions League:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco