VIDEO/ Juventusi e nis me fitore aventurën në Champions, shkëlqen Morata

VIDEO/ Juventusi e nis me fitore aventurën në Champions, shkëlqen Morata

20:52, 20/10/2020

Juventusi e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri në Champions League.

Bardhezinjtë mposhtën 2-0 në transfertë Dinamon e Kievit në ndeshjen e vlefshme për Grupin G. Dy golat u realizuan nga tranferta më e fundit e Juventusit, Alvaro Morata (46’) dhe (84’), shkruan SYRI.net.

Sulmuesi spanjoll gjatë golit të parë finalizoi bukur aksionin e Juventusit, ndërsa në të dytin ai realizoi me kokë duke i siguruar në këtë mënyrë 3 pikë të arta “Zonjës së Vjetër”. Kujtojmë që në stadium ishin rreth 10 mijë tifozë por duke rrespektuar rregullat anti-Covid.

Ndërsa në duelin tjetër në Ligën e Kampioneve, Club Brugge triumfoi 2-1 ndaj Zenitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco