Ronaldo e quajti ‘më të mirë se veten’/ Nga jeta e natës në trafikant droge, si u rrënua karriera e ish-futbollistit

Ronaldo e quajti ‘më të mirë se veten’/ Nga jeta e natës në trafikant droge, si u rrënua karriera e ish-futbollistit

15:36, 20/10/2020

“A mendon se jam i mirë? Ju e thoni këtë sepse nuk e keni parë ende Fabio Paimin”, ishte kjo frazë që Kristiano lëshoi kur zbarkoi në ”Old Trafford” për ish-futbollistin portugez, karriera e të cilit u shkatërrua sa hap e mbyll sytë.

Fabio Paim aktualisht, është arrestuar për trafik droge dhe pret të mësojë masën e dënimit.

Fabio u provua te Çelsi, megjithëse gjithmonë luante te ekipi i rezervave.

Futbollisti ishte nën menaxhimin e Jorge Mendes (agjent i Kristianos), teksa Luis Felipe Skolari, drejtonte në atë kohë ekipin nga Londra.

Lojtari i talentuar para se të vinte në Londër, jetonte në një lagje të varfër, por të rrezikshme dhe me plot konflikte, i rrethuar nga ndikime të këqija dhe kjo ia komplikoi të ardhmen.

Kontrata e tij e parë ishte 20 mijë euro në muaj plus bonuset, duke bërë që rrethi i tij të krijonte admirim për të.

Por presioni i mediave, teprimi i festave deri në orët e vona, paraqitjet e dobëta në stërvitje dhe fama e vazhdueshme, formuan një kombinim të dëmshëm, që ia shkatërroi edhe karrierën portugezit të talentuar.

Pasi nuk e bindi stafin e Çelsit për mungesë të motivimit, Fabio Paim u kthye në Portugali, pa qëllime të mëdha në jetë dhe u takua me miqësi të rrezikshme që e shtynë atë drejt kokainës.

Blerja e dhjetë makinave luksoze në vetëm katër vite (kryesisht Ferrari ose Lamborghini) filluan të hedhin dyshime, që karriera e tij si futbollist po prishej dhe nuk kishte asnjë shpjegim për këtë gjë se di ndodhi në një kohë aq të shkurtër.

Dashuria e tij për jetën e natës, bëri që ai të përfshihej shpejt në biznesin e drogës dhe prostitucionit, duke e lënë futbollin në harresë dhe duke humbur potencialin e tij në këtë sport.

Pas kësaj, 32 vjeçari u denoncua dy herë për abuzime seksuale të dy femrave dhe gjithashtu ishte në lista të policisë si trafikues i drogës./marrë nga Sport Bible/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco