Ndërhyrja e ashpër/ Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Ndërhyrja e ashpër/ Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

10:01, 18/10/2020

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League. Gjatë këtij takimi, “të kuqtë”  humbën mbrojtësin, Virgil van Dijk, i cili la fushën e lojës i dëmtuar, pas një ndërhyrje shumë të ashpër të portierit të Everton, Jordan Pickford. Një situatë që e bëri Jurgen Klopp të çmendur , pasi portieri i “Toffees” nuk u ndëshkua me karton.

Image

Lajmet nuk duket të mira për mbrojtësin holandez. Sipas mediave angleze dhe në veçanti “BeIn Sports”, 29-vjeçari thuhet se ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Një dëmtim që mund ta mbajë atë larg fushës për shtatë apo tetë muaj ... Një goditje e rëndë për “të kuqtë” dhe lojtarin holandez, për të cilin mund të thuhet se e ka mbyllur sezonin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco