Juventusi nuk mund dot Crotonen, debutim katastrofë i Chiesës

Juventusi nuk mund dot Crotonen, debutim katastrofë i Chiesës

22:50, 17/10/2020

Juventus ngec sërish në transfertë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Crotones së ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian.

Pa Cristiano Ronaldon në fushë, bardhezinjtë vuajnë jo pak në ndërtimin e manovrës sulmuese, ndërsa aventura e Pirlos si trajner është larg pritshmërive, pasi Juventusi i tij ka marrë vetëm 5 pikë në tre ndeshje të luajtura në fushë.

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që pas një aksioni t? shpejtë, fituan një 11-metërsh në minutën e 12-të, pas një faulli të Bonuccit në zonë, ndërsa qendërmbrojtësi bardhezi u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Nga pika e penalltisë shkoi sulmuesi kryesor i Crotones, Simmy, i cili gjuajti saktë dhe mposhti Buffon, duke u dhënë vendasve avantazhin, që gjithsesi zgjati vetëm 9 minuta.

Kjo sepse Juventus shtoi presionin dhe pas një aksioni të shpejtë Alvaro Morata shtyu topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Debutimi i Frederico Chiesë u prish në minutën e 60-të, kur pas një ndërhyrjeje me takë në gjysmëfushën kundërshtare, u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe la bardhezinjtë me 10 futbollistë.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi barazimin 1-1, që është i dyti në 3 ndeshje të Juventusit, me bardhezinjtë që ngjiten në kuotën e 8 pikëve edhe falë fitores 3-0 ndaj Napolit, në tavolinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco