Firmosi për 230 euro në muaj, Santos pezullon kontratën e Robinho

Firmosi për 230 euro në muaj, Santos pezullon kontratën e Robinho

14:59, 17/10/2020

Në moshën 36 vjeçare, Robinho mendoi që ta mbyllte karrierën e tij futbollistike, aty ku e nisi.  Sulmuesi firmosi me klubin e Santos në Brazil.

Robinho e mori këtë vendim me dëshirën për të ndihmuar klubin dhe jo për të përfituar para, pasi futbollisti do të merrte një pagë simbolike prej 230 eurosh në muaj.

Mirëpo, ribashkimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Robinho dhe klubi brazilian kanë vendosur të pezullojnë kontratën.

Arsyeja? Gjyqi që po zhvillohet në Itali për dhunë të pretenduar seksuale që daton në viti 2013.

Edhe pse lojtari ka apeluar vendimin, ai nuk është më një lojtar i Santos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco