7 lojtarë të Juventusit nën hetime për thyerje të karantinës, Ronaldo...

7 lojtarë të Juventusit nën hetime për thyerje të karantinës, Ronaldo...

12:55, 16/10/2020

7 futbollistë të Juventusit raportohet se janë nën hetim për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës.

Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga J Hotel për të luajtur për ekipet e tyre përkatëse kombëtare ndërsa Gigi Buffon shkoi në shtëpi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët do të gjobiten nëse shpallen fajtorë nga Prokuroria Publike e Torinos që po vazhdon hetimet.

Në të njëjtën kohë, Prokurori Federal i FIGC ka hapur një hetim tjetër për të verifikuar nëse Ronaldo dhe bashkëlojtarët nuk kishin respektuar rregulloret anti-Covid të hartuara nga federata, duke lënë vendin ku po kryenin izolimin.

Edhe nëse përcaktohet një përgjegjësi e lojtarëve, nuk do t’i atribuohej Juventusit pasi klubi kishte informuar ASL të Torinos për sjelljen e lojtarëve.

 “Ne kemi hyrë në karantinë të shtunën dhe kemi hyrë në izolim pa asnjë garë për të luajtur. Ne u thamë lojtarëve se ata që dëshironin mund të shkonin në shtëpi për t’u izoluar. Karantina nuk u thye. Ata mund të vendosnin të shkonin dhe ata janë qytetarë të lirë”, thuhet në reagimin e Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco