16 vjet më parë Messi debutonte me Barcelonën, pjesa tjetër është histori

16 vjet më parë Messi debutonte me Barcelonën, pjesa tjetër është histori

10:46, 16/10/2020

16 tetori mbetet një nga datat më të rëndësishme në histori të Barcelonës.

Për herë të parë hyn në fushë duke bërë debutimin profesional Lionel Messi, pasi Frank Rijkaard i dha hapësirë në fitoren që skuadra e tij arriti 1-0 ndaj Espanyolit.

Rijkaard kishte ftuar 17 vjeçarin në stol kundër Espanyolit dhe vendosi t’i jepte 8 minuta lojë, duke e zëvendësuar me Decon. Që nga ajo kohë, karriera e Messit në Barcelonë ka qenë emocionuese. Argjentinasi në 734 ndeshje ka shënuar 635 gola, duke asistuar edhe 279 herë.

Messi ka ndihmuar Barcelonën të fitojë 10 tituj të La Ligas dhe 4 herë Ligën e Kampionëve, e po ashtu edhe disa tituj të tjerë.

Në aspektin personal, Messi ka fituar 6 herë “Topin e Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco