Llogaritë e Ligës së Kombeve/ Kreu i grupit, jo më në 'dorën' e Shqipërisë

Llogaritë e Ligës së Kombeve/ Kreu i grupit, jo më në 'dorën' e Shqipërisë

09:36, 16/10/2020

Edi Reja deklaroi pas sfidave të muajit tetor se gjithçka varet nga ne dhe se do të tentohen gjashtë pikë në ndeshjet që do të luhen në Tiranë ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Mirëpo, në bazë edhe të llogarive të Grupit C4, gjithçka mund të plasë si të ishte një bombë.

Në ç’sens?

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në shtëpi përballë Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj një kundërshtari të cilin e mposhti në fushën e tij me rezultatin 0-2 (Bejellorusinë) më 18 nëntor. E duke pasur pesë pikë momentalisht, trajneri Reja deklaroi se synohet që ky grup të mbyllet në kuotën e 11 pikëve.

A mjafton?

Llogaritë janë të tilla që edhe të mos mjaftojë për të dalë të parët. Kush e pengon? Lituania! Për momentin, Shqipëria ka llogari të gabuara vetëm përballë Lituanisë. Kjo e fundit, katër nga pesë pikët që ka aktualisht i ka marrë ndaj Shqipërisë, kësisoj, me një fitore direkte ajo ka shansin që të na superojë nëse përfundon me pikë të barabarta sa ne. Momentalisht, Shqipëria dhe Lituania janë në kuota të barabarta pikësh, me nga pesë secila.

Rivali për kuqezinjtë (sepse me Bjellorusinë kryesuese me 7 pikë, Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në Tiranë dhe në rast fitoreje e superon) do të ketë dy transferta në muajin nëntor. Fillimisht në Bjellorusi më 15 nëntor dhe për tri ditë, në transfertën kazake më 18 nëntor. Kësisoj, do të duhet jo vetëm që Shqipëria të marrë dy fitore në ndeshjet e nëntorit, por edhe që Lituania të paktën të mos marrë 6 pikë, në mënyrë që të jenë kuqezinjtë të parët e grupit C4.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco