Juve apo Inter? Lukaku jep përgjigje befasuese: Ja kush e fiton titullin kampion në Itali

Juve apo Inter? Lukaku jep përgjigje befasuese: Ja kush e fiton titullin kampion në Itali

08:41, 16/10/2020

Romelu Lukaku është gati për derbin e Madoninës.

Sulmuesi zikaltër ka besimin se këtë sezon Interi do të triumfojë duke fituar titullin kampion në Serie A.

“Krahasuar me sezonin e kaluar, jemi më solidë dhe mendoj se kjo mund të na ndihmojë. Do të bëjmë mirë këtë sezon të ri. Qëllimi është të bëhemi kampionë të Italisë, por këtë do ta shohim hap pas hapi.

Jam i lumtur tek Interi dhe që jetoj në Milano. Njerëzit janë të ngrohtë dhe e duan futbollin, më shumë se kudo tjetër. Nëse gjërat shkojnë mirë, atje të duan shumë, por nëse gjërat shkojnë keq, duhet ta përgatitësh veten, sepse mund të jesh i pakëndshëm… Sidoqoftë, unë jam i lumtur që jetoj një situatë të ngjashme. Viti im i parë me fanellën zikaltër shkoi shumë mirë dhe jam i lumtur. E di që njerëzit presin shumë më tepër nga unë, ndaj më takon të kem së paku të njëjtin produkt të sezonit të kaluar”.

Lukaku pastaj konfirmoi dëshirën e tij për t’u përmirësuar më tej: “Në futboll ka gjithmonë një nivel tjetër për t’u arritur. Cristiano Ronaldo çdo vit synon të bëhet më i fortë dhe më i fortë. Po kështu Benzema, Leëandoëski dhe shumë të tjerë. Ky është edhe motivimi im. Sezonin e kaluar me Interin përfunduam të dytët në kampionat dhe humbëm finalen e “Europa League”. Për këtë arsye, tani kam edhe më shumë motivim për ta përmirësuar atë renditje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco