VIDEO/ Kjo sekuencë nga futbolli amator të shkrin së qeshuri

VIDEO/ Kjo sekuencë nga futbolli amator të shkrin së qeshuri

08:09, 16/10/2020

Futbolli amator nuk zhgënjen kurrë në dhurimin e momenteve tepër gazmore, që në futbollin profesionist nuk shihen asnjëherë. Është bukur dhe kohë e lirë e shpenzuar si duhet kur mblidhesh me shokët dhe luan futboll, por edhe më bukur kur ka kamera të pranishme…

Në një sfidë “Sunday League”, janë regjistruar 9 sekonda spektakolare dhe shumë qesharake. Pasi një lojtar shtrihet në fushë, duke simuluar pas një ndërhyrje të një kundërshtari, goditet me top nga një tjetër lojtar rival.

Më pas, duke u ngritur i acaruar, i afrohet personit që e goditi për t’u konfrontuar e në debat e sipër, merr një tjetër goditje me top kokës… nga shoku i skuadrës! Të mbash të qeshurën, mision i pamundur…

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco