Kupa e Gjermanisë/ Bayern kalon me lehtësi në raundin tjetër, Flick rezervon disa minuta edhe për Dajakun

Kupa e Gjermanisë/ Bayern kalon me lehtësi në raundin tjetër, Flick rezervon disa minuta edhe për Dajakun

23:00, 15/10/2020

Bayern Munich ia ka dalë të fitojë sfidën e sotme ndaj Dyren, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Shumë prej titullarëve munguan te bavarezët, mirëpo prania e tyre nuk u ndie pasi zëvendësuesit e tyre u paraqitën në mënyrë të shkëlqyer. Bayern fitoi ndaj skuadrës nga Kategoria e Pestë, me rezultatin  0-3, duke kaluar kështu në raundin tjetër.

Image

Në mbrëmjen e sotme pati vend edhe për shumë debutime, ku emra si Sar, Douglas Costa dhe Çupo Moting nisën si titullarë me fanellën e Bayernit. Një debutim ëndrrash ishte për ish-sulmuesin e PSG-së, i cili tundi rrjetën dy herë dhe fitoi penalltinë e përkthyer në gol nga Myler. Goli i dytë për Çupo Moting ishte një perlë e vërtetë nga distanca, duke i mahnitur të gjithë me atë gjuajtje të milimetruar.

Në këtë ndeshje nga minuta e 61’ u paraqit edhe sulmuesi nga Kosova, Leon Dajaku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco