Francesco Tahiraj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit

Francesco Tahiraj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit

20:15, 15/10/2020

Numri i shqiptarëve të skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, ka shkuar sërish në 5.

Largimet e Myrto Uzunit dhe Lirim Kastritit nga shitja e të cilëve, skuadra kryeqytetase arkëtoi rreth 4 milionë euro, janë zëvendësuar me Sherif Kallakun dhe sëfundmi me Francesco Tahirajn.

24-vjeçari shqiptar i cili ishte një lojtar i lirë pas largimit nga Hajduku i Splitit ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit me të cilët ka firmosur një kontratë afatgjatë.

 Tahiraj i cili shkëlqeu në futbollin slloven me Aluminij tashmë do të synojë të rigjejë vetën te Lokomotiva e shqiptarëve, pas eksperiencës së dështuar me Hajdukun e Spiltit.

 Te skuadra nga Zagrebi ai gjen edhe kuqezinjtë e tjerë si Indrit Tuci, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Sherif Kallakun duke e mbajtur të pandryshuar numrin e kolonisë së futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër edhe për këtë sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco