Publikohen formacionet zyrtare Greqi-Kosova/Challandes ndryshon totalisht skemën

Publikohen formacionet zyrtare Greqi-Kosova/Challandes ndryshon totalisht skemën

19:20, 14/10/2020

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ekipit kombëtar të Greqisë dhe atij të Kosovës para ndeshjes së sontme në Ligën e Kombeve, shkruan.

Verdhekaltrit do t’i sfidojnë grekët në Athinë në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Trajneri Bernard Challandes ua ka dhënë rastin disa futbollistëve të rinj, prej tyre do të debutojë Loshaj, ndërsa nga minuta e parë luan edhe Kastrati.

Duhet cekur se Kosova do të hyjë në këtë ndeshje me 10 mungesa dhe atë disa prej lojtarëve kryesorë.

Përballjen e parë në mes të këtyre dy ekipeve e kishin fituar grekët në shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2:1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco