CR7-ta me koronavirus, Santos e zbulon: Ronaldo dëshiron të luajë!

CR7-ta me koronavirus, Santos e zbulon: Ronaldo dëshiron të luajë!

11:29, 14/10/2020

Ronaldo do të jetë mungesa e madhe për Portugalinë në duelin kundër Suedisë në Ligën e kombeve.

Sulmuesi i Juventusit rezultoi pozitiv në testin për COVID-19 të martën dhe do të mungojë të paktën 10 ditë. 35-vjeçari nuk ka simptoma të virusit por ai është vetizoluar dhe nuk mund të luajë, por trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, tha se Ronaldo mezi pret të kthehet në fushë.

“Ronaldo është mirë dhe dëshiron të luajë”, tha Santos në një konferencë për media para ndeshjes kundër Suedisë.

“Secili lojtar që mungon shkaku i Covid-19 është mungesë e madhe por ajo e Ronaldos është edhe më e madhe. Por unë kam besim shumë të madh tek futbollistët që do të luajnë”, shtoi ai.

Kujtojmë se në takimin e parë mes këtyre dy skuadra, CR7 ishte njeriu vendimtar me dy gola fantastik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco