Në “Ortalyk Stadion” të Almaty u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.
Sfida mes dy ekipeve që synojnë vendin e parë në grup u mbyll me rrjeta të paprekura, me gjithë rastet që kishin kuqezinjtë.
Në pjesën e parë u godit traversa e kazakëve, teksa në të dytën Broja dhe Seferi kishin raste të pastra, por nuk arritën dot të gjenin golin.
Të dy ekipet ndajnë kështu nga 1 pikë, duke kryesuar përkohësisht Grupin 4, në pritje të takimit tjetër mes Lituanisë dhe Bjellorusisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: