Specialisti Petrucci fiton në Le Mans, podiumi i parë për Alex Marquez

Specialisti Petrucci fiton në Le Mans, podiumi i parë për Alex Marquez

14:52, 11/10/2020

Mbi pistën e lagur të Le Mansit ishte Ducati i Danilo Petruccit që triumfoi në Çmimin e Madh të Francës në Moto Gp, gara e 9-të e kampionatit botëror.

Image

Ky ishte suksesi i parë sezonal për pilotin nga Umbria i cili la pas Alex Marquez, vëllain e kampionit të botës në fuqi që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe Pol Espargaro.

U befasua në fund Andrea Dovizioso që u rendit i 4-ti ndërsa një tjetër garë për t’u harruar ajo e Valentino Rossit i cili për të tretën garë radhazi doli pa pikë pasi u rrëzua që në xhirot e para. Vetëm i 9-ti ndërkohë francezi Fabio Quartararo i cili ruan për momentin kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco