Formacionet zyrtare: Kazakistan - Shqipëri, Reja hedh në fushë 3 debutues

Formacionet zyrtare: Kazakistan - Shqipëri, Reja hedh në fushë 3 debutues

13:49, 11/10/2020

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot në orën 15:00 përballë Kazakistanit në transfertë, ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Ortalyk” të Almaty-t. Pavarësisht se nuk është një ndeshje e lehtë, kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes që pësuan kundër Lituanisë në Tiranë.

Për sa i përket formacionit, trajneri italian, Edoardo Reja ka hedhur në fushë 3 debutues si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco