VIDEO/ Robin Krasniqi pas triumfit këndoi me dhjetra shqiptarë këngën 'Besa Besë'

VIDEO/ Robin Krasniqi pas triumfit këndoi me dhjetra shqiptarë këngën 'Besa Besë'

13:41, 11/10/2020

Haxhi (Robin) Krasniqi e ka shijuar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë të shtunën, me këngën shkodrane “Besa Besë”, e cila është shndërruar në himn patriotik në mesin e shqiptarëve anekënd botës.

Boksieri kosovar Krasniqi, i cili lufton nën flamurin gjerman, e mposhti Dominic Boeselin me “KO” në rundin e tretë në Magdeburg dhe u shpall kampion i botE në WBA dhe IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Boesel, 30 vjeç, po e mbronte titullin për herë të parë në karrierë, pasi e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar.

Por një e djathtë e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.

Boksieri nga Kosova, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

Pas meçit, ai është xhiruar duke e kënduar këngën e famshme “Besa Besë” me një grup shqiptarësh në Gjermani.

Krasniqi dëgjohet duke kënduar “Besa besë, besën ta kam dhënë”, në një video të publikuar nga Gazeta New Born.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco