‘Bac u kry’, babai i Robin Krasniqit bën postimin emocional

‘Bac u kry’, babai i Robin Krasniqit bën postimin emocional

12:14, 11/10/2020

Ka qenë një natë e madhe ajo e mbrëmshmja për krejt shqiptarët, pasi në ring u ngjit boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi.

Krasniqi arrit ta fitoi këtë ndeshje me nokaut në rundin e tretë, pasi kundërshtarit gjerman Boesel i dha një goditje të rëndë me dorën e djathtë.

Pas meçit, ka reaguar edhe babai i kampionit të WBA e IBO-s, Tafil Krasniqi i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan: Bac u kry dhe poston një fotografi të Haxhi (Robin) Krasniqit te kulla e Jasharëve në Prekaz.

Image

Ndërsa, kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi është parë shumë i lumtur pas suksesit të madh që e arriti mbrëmë kur u shpall kampion i botës në dy kategori WBA dhe IBO, pasi mposhti kampionin gjerman, Dominic Boesel.

Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një nokaut të tmerrshëm. Pas meçit, Krasniqi është shprehur se e ka pritur këtë sukses plotë 15 vjet.

”Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua.Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka thënë Krasniqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco