Veseli uron Krasniqin: Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës

Veseli uron Krasniqin: Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës

11:23, 11/10/2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar kampionin e boksit Robi Krasniqin.

Veseli tha se shqiptarët i japin botës kampionin e radhës e duke i uruar fitore bokserit por edhe gjithë ekipit  të tij.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës. Shumë urime për Robin Haxhi Krasniqin, i cili na bëri krenarë të gjithëve me fitoren e mbrëmshme duke u bërë shqiptari i parë që ka arritur të marrë titullin  kampion botëror në boksin profesionist. Urime edhe për ekipin e tij të trajnerëve, të bashkëpunëtorëve e për simpatizantët e tij të shumtë që gjithmonë kanë besuar tek ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco