Kazakistan – Shqipëri, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë

Kazakistan – Shqipëri, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë

10:08, 11/10/2020

Kombëtarja shqiptar luan sot në orën 15:00 ndaj Kazakistanit në Almaty, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas humbjes ndaj Lituanisë, kuqezinjtë do të synojnë fitoren kundër një kundërshtari, jo të lehtë.

Edhe pse me shumë mungesa sidomos në sulm aty ku trajneri Reja ka lënë jashtë emra me peshë si Cikalleshi, Balaj e Sadiku, Shqipëria do të tentojë triumfin në Kazakistan.

Nga minuta e parë, tekniku italian pritet të aktivizojë dy debutues, Endri Çekiçin dhe Albi Dokën, si dhe në sulm nga minuta e parë do të luaj edhe talenti, Armando Broja.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Shqipëria 3-5-2: Berisha; Gjimshiti, Dermaku, Kumbulla; Doka, Çekiçi, Abrashi, Bare, Lenjani; Manaj, Broja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco