Abazaj dhe Rroca në fushë, ish-mesfushori i Kukësit i shënon Fenerbahces

Abazaj dhe Rroca në fushë, ish-mesfushori i Kukësit i shënon Fenerbahces

09:14, 11/10/2020

Eduart Rroca shënoi për skuadrën e tij, Istanbulspor në miqësoren e zhvilluar ndaj Fenerbahçes. Ish-lojtari i Kukësit barazoi në minutën e 40-të të sfidës me skuadrën e madhe turke, takim që përfundoi me fitoren 3-2 të Fenerbahçes.

Pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, Rroca përfitoi nga lënia i pamarkua nga mbrojtësit e Fenerbahçes dhe shtyu saktë topin drejt rrjetës. Në këtë takim u aktivizua dhe ish-lojtari tjetër i Kukësit Kristal Abazaj.

Të dy futbollistët u transferuan tek ekipi i dytë i futbollit turk gjatë muajit shtator dhe synojnë që sezonin e ri të marrin pjesë në Superligën e Turqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco