VIDEO/ Robin Krasniqi shkruan historinë, shpallet kampion bote në WBA

VIDEO/ Robin Krasniqi shkruan historinë, shpallet kampion bote në WBA

08:14, 11/10/2020

Boksieri shqiptare, Haxhi (Robin) Krasnisqi ka arritur që të fitojë me “KO” në raundin e tretë ndaj rivalit gjerman Dominic Bosel.

Image

Me këtë triumf, Krasniqi u bë shqiptari i parë që fiton titullin kampion bote  në kategorinë WBA. I saktë në goditje, boksieri kampion shënoi fitoren e 51-të dhe kjo u arrit me “KO”.

Image

Ashtu si në ndeshjet e kaluara edhe në këtë duel, Krasniqi tregoi një formë mjaft të mirë fizike, duke dominuar që nga fillimi i sfidës, duke e merituar plotësisht fitoren. Në këtë mënyrë, Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampion bote. Tashmë, boksieri nga Juniku mban në brez titujt në kategorinë WBA dhe IBO.

Urime Kampion!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco