Spanja fiton ndaj Zvicrës, merr kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Spanja fiton ndaj Zvicrës, merr kreun e grupit në Ligën e Kombeve

22:58, 10/10/2020

Spanja është treguar e fortë për Zvicrën.

Trajneri i skuadrës iberike, Luis Enrique, ka testuar disa lojtarë të rinj në formacion duke marrë një fitore minimale 1-0 kundër Zvicrës.

Ishte Oyarzabal ai i cili në minutën e 14’ arriti të gjente rrjetën e kombëtares helvetike.

Kjo fitore ishte me rëndësi të madhe për Spanjën, pasi ata tashmë marrin kryesimin e grupit, me 7 pikë të grumbulluara në tri ndeshje, dy pikë më shumë sesa Gjermania.

Zvicra mbetet në vendin e fundit në grup, me vetëm një pik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco