Liga e Kombeve/ Gjermania mposht Ukrainën e Shevchenkos

Liga e Kombeve/ Gjermania mposht Ukrainën e Shevchenkos

22:40, 10/10/2020

Gjermania ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Joachim Low ka mposhtur 2-1 kombëtaren e Ukrainës. Gjermanët gjetën rrugën e golit në minutën e 20’, kur rrjetën e shkundi Ginter. Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Leon Goretzka shënoi për 0-2, kur luhej minuta e 49’.

Ukraina arriti që të reagonte në minutën e 77, me golin e Malinovskyi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Gjermania numëron tashmë 5 pikë në tri ndeshje duke u pozicionuar në vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco