Miqësorja në Elbasan, Partizani barazon me Strugën

Miqësorja në Elbasan, Partizani barazon me Strugën

20:56, 10/10/2020

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazim 2-2 në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Pepa” në Elbasan ndaj skuadrës së Strugës që militon në elitën e futbollit maqedonas. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në fragmentin e dytë të ndeshjes, skuadrat shpërthyen në gola, duke shënuar plot 4 herë.

Lena kaloi i pari në avantazh Strugën në minutën e 60-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Braun barazoi shifrat 5 minuta më vonë.

Ishte përsëri skuadra mike nga Struka që në minutë ne 74-t, gjeti sërish golin e avantazh me anë të Altramarkoski, ndërkohë që autogoli i Meçinoviç në të 89-tën, vulosi shifrat në 2-2./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco