Balotelli, ofertë speciale në rrjetet sociale, Boateng përgjigjet menjëherë

Balotelli, ofertë speciale në rrjetet sociale, Boateng përgjigjet menjëherë

17:10, 10/10/2020

Mario Balotelli është shfaqur në rrjetet sociale me një ofertë dhe një premtim të veçantë për ndjekësit e tij në Instatgram.

Kërkesa e sulmuesit, i cili është akoma në kërkim të një ekipi të ri, ka qenë e thjeshtë: fanellat e tij në këmbim të disa… Plystation 5.

“Kush do të më sigurojë, natyrisht duke paguar, 4/5 Playsttion, do t’i jap 4/5 fanella me autografin tim”, ka shkruar Balotelli në profilin e tij në Instagram.

Një propozim që është komentuar nga vetë Super Mario, që e ka shoqëruar fotografinë duke shkruar: “E premtoj”.

Mes komenteve të ndryshëm për postin e sulmuesit, edhe ai i Kevin Prince Boateng, që ka shkruar: “Atëherë askush… Nëse do ta gjej unë një…”.

Të shohim si do të përfundojë historia…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco