Koeman i lumtur pas fitores: Barça ime, më e mirë nga sa mendoni ju të gjithë!

Koeman i lumtur pas fitores: Barça ime, më e mirë nga sa mendoni ju të gjithë!

10:43, 02/10/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Celta Vigo në La Liga.

Trajneri holandez nisur mbarë aventurën e tij në “Camp Nou”, pasi katalanasit kanë fituar dy ndeshjet e para në kampionat.

“Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, jam shumë krenar. Kemi punuar shumë. Sonte kemi luajtur me një lojtar më pak dhe kemi krijuar shanse të mira. Jam shumë i lumtur. Ishte e rëndësishme të flisnim me ekipin fundin e pjesës së parë për sistemin e lojës. Ne kemi qenë shumë kompaktë. Në fund, rezultati ishte i drejtë.

Nuk mund të komentoj se çfarë ka ndodhur sezonin e kaluar. Nga dita e parë si trajner, i kam parë lojtarët shumë të uritur. Ata janë stërvitur me intensitet të madh, luajnë ashtu siç stërviten. Sot kanë treguar karalter deri në sekondën e fundit, në një fushë të vështirë. Jemi shumë mirë fizikisht.

Si çdo trajner, edhe mua më duhet kohë, por ekipi është shumë më i mirë nga sa mund të mendoni. Kemi gjashtë pikë, kemi shënuar shtatë gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Kjo tregon se ne po rritemi”, tha Koeman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco