Minuta e 90-të dhe 3-2! Gol në kufij të pabesueshmes, nuk do ta imagjinonit as në ëndërr!

Minuta e 90-të dhe 3-2! Gol në kufij të pabesueshmes, nuk do ta imagjinonit as në ëndërr!

09:05, 02/10/2020

Kjo ndodhi në ndeshjen midis skuadrave amerikane të Philadelphia Union II dhe Hartford Athletic, që luajnë në “USL Championship”. Danny Barrera shënoi një gol sa të rëndësishëm, aq edhe të pazakontë, në minutën e 90-të. Topi u rikthye në mënyrë të parrezikshme te portieri i Union, Mitchell Budler, në sekondat e fundit të kohës së rregullt.

Sidoqoftë, ndërsa Budler shikoi ta hidhte topin jashtë zonës së vet, në formë pasimi të gjatë, Barrera, i cili po qëndronte jashtë zonës së penalltisë, e ngrit këmbën mbrapa, në një përpjekje për ta bllokuar topin. “Sfera” goditi thembrën e tij dhe u kthye prapa, mbi Budler, direkt e në rrjetën e tij të zbrazët

Me siguri, një gol i tillë do të mbahet mend gjatë, do të mbetet në histori si i pakrahasueshëm dhe paarritshëm nga askush! Një mrekulli e vërtetë! Barrera, pavarësisht se hyri në lojë si zëvendësues, në minutën e 81-të, u shpall “njeriu i ndeshjes” për këtë përpjekje dhe gol spektakolar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco