Tare optimist për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Tare optimist për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

08:20, 02/10/2020

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se ekipi i tij mund të luftojë secilin prej kundërshtarëve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi italian në Grupin F do të përballet me Zenitin, Dortmundin e Club Bruggen, 

“Si përshtypje e parë është një grup shumë i mirë. Ekipi ynë është në gjendje të luftojë ndaj secilit, edhe nëse kanë më shumë përvojë në këtë garë. Dortmundi ka përvojë të madhe, veçanërisht në vitet e fundit dhe po ia dalin shumë mirë me trajnerin e ri. Gjithmonë luajnë futboll argëtues dhe sulmues”, ka thënë Tare për Lazio Style Radio.

Derisa Zenitin e ka cilësuar ekip më fizik.

“Zeniti është një klub klasik rus, shumë fizik. Lojtarët që bëjnë diferencën aty janë braziliani Malcom dhe sulmuesi Artem Dzyuba, përkundër që pati disa vështirësi së fundmi. Derisa Club Brugge të kënaq kur e shikon dhe provon të jetë sulmues, me mesfushorë interesant që janë në gjendje edhe të shënojnë. Luan rregullisht në Ligën e Kampionëve dhe do ta kenë fjalën e tyre në këtë grup”, ka thënë Tare.

Lazio rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 13 vitesh, prandaj kjo është një përvojë e re për Taren dhe trajnerin Simone Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco