Tottenham kualifikohet në Ligën e Europës, eliminohen Wolfsburg dhe Galatasaray

Tottenham kualifikohet në Ligën e Europës, eliminohen Wolfsburg dhe Galatasaray

22:52, 01/10/2020

Tottenham ia doli të kualifikohet për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, pasi mposhti mbrëmjen e sotme izraelitët e Maccabi Haifa me rezultatin tenistik 7-2.

Kapiteni Harry Kane ishte protagonist për ‘Spurs”-at, pasi ia doli të dërgojë topin tre herë në rrjetë dhe me pas ta marrë në shtëpi, ndërsa Lo Celso me një dopietë dhe Lucas e Dele Alli kompletuan goleadën për skuadrën e Jose Mourinhos.

I dha lamtumirën Europa Leagues edhe skuadra portugeze e Sportingut të Lisbonës, që u befasua në shtëpi nga austriakët e Lask Linz. Këta të fundit ia dolën të triumfojnë në mënyrë surprizë me rezultatin e thellë 1-4, të ndihmuar edhe nga fakti që portugezët luajtën për rreth 35 minuta me një lojtar më pak.

Skocezët e Rangers ia dolën të kualifikohen falë fitores 2-1 ndaj gjigantëve turq të Galatasarayt, me këta të fundit që nuk do të marrin pjesë në Europë këtë sezon dhe do të duhet të përqendrohen vetëm te kampionati.

Po me shifrat 2-1 triumfoi edhe AEK-u i Athinës përballë gjermanëve të Wolfsburgut dhe u kualifikua për në fazën e grupeve të Europa League. Kujtojmë që gjermanët eliminuan Kukësin në turin e dytë dhe vinin si favoritë mbrëmjen e sotme, por zhgënjyen totalisht në fushë.

Kujtojmë që shorti për grupet e Europa League do të hidhet nesër në orën 13:00 dhe do të transmetohet në Supersport, ashtu si të gjithë ndeshjet e këtij kompeticioni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco