Vuan Real, Vinicius i jep tri pikët madrilenëve

Vuan Real, Vinicius i jep tri pikët madrilenëve

23:36, 30/09/2020

Vinicius Junior i jep fitoren e dytë Real Madridit në tri ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga. Braziliani realizoi një gol të thjeshtë në minutën e 65-të, përballë Valladolidit, falë një “asisti” të dhuruar nga mbrojtja vendëse, në tentativë për të larguar rrezikun.

Deri në këtë moment rrjetat ishin të papkrekura, pavarësisht dominimit të “Los Blancos”. Në fakt, Viniciusit i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë për të shënuar, pasi në të 58-tën zëvendësoi Jovicin, që edhe në këtë takim e humbi shansin për të bindur trajnerin Zidane mbi aftësitë e tij. Kujtojmë që në këtë sfidë francezi nuk kishte në dispozicion as Hazardin dhe as Toni Kroosin për arsye dëmtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco