Champions/ Krasnodar kalon pengesën PAOK, kualifikohen Midtjylland dhe Salzburg

Champions/ Krasnodar kalon pengesën PAOK, kualifikohen Midtjylland dhe Salzburg

23:20, 30/09/2020

Tri biletat e fundit për në fazën e grupeve të Champions League u dhanë sonte. Fitues 2-1 në duelin e luajtur në Izrael, Red Bull Salzburg u ndesh me Maccabi Tel Aviv në fushën e tyre.

Austriakët ashtu si në ndeshjen e parë ia dolën të triumfonin ndaj izrealitëve (3-1). Golat për Salzburg u shënuan nga Daka (2) dhe Szoboszlai, ndërsa për Maccabi-n shënoi Karzev.

Pas barazimit pa gola 0-0, Midtjylland dhe Slavia Prague e gjendën sëris përballë njëra-tjetrës. Shpejt në epërsi, falë golit të shënuar nga ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka, Çekët menduan se ia kishin bërë më të vështirë  danezëve, me këtë gol të shënuar në fushë kundërshtare. Mirëpo çekët kiishin gabuar pas danezët shënuan plot 4 herë në portën e tyre. Autorët e golave ishin, Sory Kaba,  Alexander Scholz, Ogochukëu Onyeka dhe Anders Dreyer (4-1).

Ndeshja e fundit e mbrëmjes së sotme vuri përballë PAOK-un dhe Krasnodar. Dy skuadra që donin të arrinin në fazën e grupeve të Champions League për herë të parë në historinë e tyre.

Ashtu si në ndeshjen e parë të luajtur në Rusi, Krasnodar triumfoi me rezultatin 2-1. Autogoli i Michailidis dhe goli i Cabella i dhanë fitoren skuadrës së Krasnodar. Golin e vetëm për skuadrën greke e shënoi, El Kaddouri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco