E ndjek fati i keq, mbyllet viti 2020 për Eros Grezdën

E ndjek fati i keq, mbyllet viti 2020 për Eros Grezdën

20:20, 30/09/2020

Eros Grezda vazhdon ta ketë të paqartë momentin kur do të rikthehet për të luajtur në fushën e blertë.

Sulmuesi u operua në qershor pas problemeve në këmbën e majtë, ku për herë të parë u duk se dhimbjet do i kalonin, por pavarësisht rikthimit dhe pjesëmarrjes në 4 ndeshje, Grezda vazhdon të ndjejë dhimbje.

Pas shtimit të dhimbjeve, stafi mjekësor i Osijek vendosi që sulmuesi shqiptar t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Mediat kroate raportojnë  se viti për sulmuesin shqiptar është i mbyllur.

Grezdën mund ta shikojmë përsëri në fushë ndoshta në pranverë, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Sipas “RTL”, problemi është në këmbën që u operua në fund të sezonit të kaluar, por dhimbja po forcohej dhe ai nuk mund të punonte më dhe të luante normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco