Formacionet zyrtare: Bayern Munich - Borussia Dortmund

Formacionet zyrtare: Bayern Munich - Borussia Dortmund

19:51, 30/09/2020

Fituesit e Bundesligës, Bayern Munchen përballen me Borussia Dortmund në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Një ndeshje prestigjioze për të cilën bavarezët janë të përgatitur maksimalisht. Bayern vjen me një formacion 4-3-3 në këtë sfidë.

I pozicionuar në portë, Manuel Neuer paraprihet nga Benjamin Pavard, Niklas Sule, Lucas Hernandez dhe Alphonso Davies. Joshua Kimmich, Corentin Tolisso dhe Javi Martinez përbëjnë mesfushën ndërsa Thomas Müller dhe Kinglsey Coman shoqërojnë Robert Leëandoëski në sulm.

Nga ana e saj, Borussia Dortmund vjen me një formacion 3-4-3 me Marëin Hitz në portë. Emre Can, Mats Hummels dhe Manuel Akanji janë pozicionuar në mbrojtje ndërsa rolet e pistonave janë zënë nga Thomas Meunier dhe Felix Passlack. Në qendër të mesfushës jannë, Mahmoud Dahoud dhe Thomas Delaney. Ndërsa sulmi përbëhet, Erling Braut Haaland, Julian Brandt dhe Marco Reus.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco