Debati mes Mourinho-s dhe Lampard, flasin protagonistët

Debati mes Mourinho-s dhe Lampard, flasin protagonistët

19:28, 30/09/2020

Gjatë 1/8-ave të Kupës Karabo mes Tottenham dhe Chelsea mbrëmjen e djeshme (1-1, 5 në 4 për Spurs me penallti), Jose Mourinho dhe Frank Lampard, trajnerë të të dy skuadrave, patën një debat midis tyre. Edhe një herë, tekniku portugez ishte protagonist dhe shtypi anglez mëngjesin e kësaj të mërkure shpërtheu në kritika ndaj tij. Megjithatë, trajneri anglez i “bluve të londrës”, preferoi të qetësonte gjërat pas eliminimit të ekipit të tij.

“Ne u argëtuam, shkoj mirë me Jose. Unë komentova për faktin se ai po fliste më shumë me gjyqtarin sesa me lojtarët e tij, kështu që ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes nesh. (...) Unë kam shumë respekt për Jose, çfarëdo që ai më thotë nuk e marrë parasysh. Mendoj se ai ndoshta e ndjeu kthesën e pjesës së parë (ngjarja ndodhi në minutën e 27-të pjesës së parë). Gjithçka u mbyllë mirë në fund të lojës dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, ” tha ish-mesfushori për faqen zyrtare të klubit të tij.

Për këtë incident komentoi edhe Mourinho, i cili u shpreh se fjalët që shkëmbyen midis tyre nuk ndyshojnë asgjë nga respekti që ka ai për Lampard.

“ Gjëja më e rëndësishme janë ndjenjat e mia ndaj tij sesa çdo fjalë që shkëmbyem. Unë i detyrohem shumë atij, për atë që ai më ka dhënë. Lampard më ka dhënë gjithçka nga vetja si lojtar dhe unë nuk e harroj kurrë", u shpreh tekniku portugez. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco