VIDEO/ Tenistja fiton ndeshjen dhe del e paralizuar nga fusha

VIDEO/ Tenistja fiton ndeshjen dhe del e paralizuar nga fusha

18:16, 30/09/2020

Numri 8 në botë, Kiki Bertens mundi italianen Sara Errani këtë të mërkurë pas 3 orësh e 11 minuta lojë (7/5), 3-6, 9-7). Hollandezja ia doli pas shumë përpjekjesh të kalonte në rundin e tretë të Roland Garros, por u pa qartë se ajo ishte lodhur shumë nga kjo ndeshje, pasi iu desh të largohej nga fusha e lojës me një karrocë.

Image

Sapo arriti pikën që përcaktonte lojën, ajo hodhi raketë dhe u shemb përtokë. Trupi i saj ishte paralizuar dhe  gjymtuar nga ngërçet, gjatë zhvillimit të raundi të dytë. Kofshët, krahët dhe madje edhe gishtat ... I gjithë trupi i sportistes, ishte paralizuar, duke e bërë atë të largohej me karrocë nga fusha e lojës.

Image

As ndërhyrja e mjekut dhe as masazhet dhe bërja me akull nga fizioterapistja nuk ia lehtësuan dhimbjet. Nëse gjendja e saj përmisohet, Bertens do të përballet me Anastasia Pavlyuchenkova ose çeken, Katerina Siniakova për një vend në raundin e 1/16-tave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco