Mbahet turneu ndërkombëtar 'Lah Nimani'

Mbahet turneu ndërkombëtar 'Lah Nimani'

14:40, 28/09/2020

Federata e boksit ka bërë të gjitha përgaditjet për organizimin e turneut ndërkombëtar "Lah Nimani" me boksier cilsorë të rinjë (youth 17-18 vjeqar) i cili do të mbahet me 03.10.2020 në Prishtinë.

FboxK për shkak të pandemisë Covid 19 duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH, dhe IKSHPK,për moslejimin e mbajtjes se garave në boks është detyruar që  turneun ta shtyej 3 here.

Me keshillat e reja nga data 26.09.2020 të dalura nga, IKSHPK, MSH, MKRS për lejimin e mbajtjes se garave në boks FboxK ka paraparë që turneu ndërkombëtar “Lah Nimani” ta organizoj me 3 tetor me fillim në ora 12h. në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

FboxK do të respektoj keshillat e dalura nga IKSHPK, MKRS që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 30 garues,dhe do të zhvillohen 12 duele (24 boksier) dhe 8 trajner  të ekipeve pjesemarese qe gjithsejte jane 30 persona.

Turneu do te zhvillohet pa publik por do të jetë transmetim I drejtperdrejte në RTK.

Federata e boksit të vazhdojmë aktivitetet sipas kalendarit të garave të FboxK dhe kalendarit  nga federata Europiane EUBC dhe federata botërore AIBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco